Gjermania po forcon praninë e saj detare në Atlantikun e Veriut, në një përpjekje për të mbështetur aleatët. Këtë e deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ndodhet për një vizitë në Singapor.

Pistorius shtoi se, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po zhvendos destrojerin e saj “HMS Dragon” në Mesdhe, fregata gjermane “Sachsen” do të vendoset si anija kryesore e task-forcës së përhershme të NATO-s.

Ministri gjerman theksoi se e kishte diskutuar këtë çështje me homologun e tij britanik, John Healey.

Për më tepër, Marina Gjermane do të dërgojë një fregatë tjetër, “Brandenburg”, në Atlantikun e Veriut.

Ky veprim shihet si një përgjigje ndaj aktiviteteve ushtarake të Rusisë në rajon, megjithëse nuk janë dhënë detaje zyrtare.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur “HMS Dragon” në Mesdheun lindor për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, në kontekstin e konfliktit izraelito-palestinez dhe tensioneve rajonale.