Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjini ka njoftuar se gjatë takimit e ka falënderuar Prattipatin për vizitën, si dhe për urimet me rastin e marrjes së detyrës në krye të Aleancës, raporton Klankosova.tv.
Sipas tij, gjatë bashkëbisedimit janë ndarë pikëpamje për proceset aktuale politike në vend, me theks të veçantë te procesi zgjedhor në Kosovë. Po ashtu, Gjini ka theksuar se e ka siguruar Prattipatin se ndryshimi i fundit në lidershipin e Aleancës nuk nënkupton ndryshim të orientimit strategjik të subjektit apo të bindjeve të tij për rrugën që duhet të ndjekë Kosova.
“Në takim shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në të gjitha fazat historike dhe shtetndërtuese të Kosovës”, ka deklaruar Gjini.
