**Arrestohet shoferi që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan**

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të martën mbrëma, më 1 shtator 2026, në fshatin Banullë të Lipjanit, ku një automjet përplasi dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda. Pas goditjes, drejtuesi i automjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës njoftoi se pas hetimeve intensive, të enjten, më 3 shtator 2026, njësia hetimore arriti të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin. Bëhet fjalë për një të mitur, mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.