Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli ka bërë thirrje për ndihmë financiare për vajzën e ish-deputetit, Visar Korenica.
12-vjeçarja ka tre vite që po kalon nëpër një betjë të vështirë me një sëmundje të rëndë.
“Në momente t’këtilla, thirrja për ndihmë nuk është thjesht një kërkesë, por asht një thirrje ndaj ndërgjegjes dhe obligimit tonë moral e njerëzor. Askush nuk duhet t’lihet i vetëm. Prandaj, ju bëj thirrje publike që t’bëhemi bashkë për Urtinën. Çdo kontribut financiar, sa do i vogël, është një shpresë ma shumë për shërimin e Urtinës”, ka shkruar ndër të tjera Agusholli.
