Të dielen zhvillohet ndeshja vendimtare e cila vulos kampionin e ri të Anglisë.

Manchester City do të jetë nikoqire e Arsenalit, ndeshje e cila zhvillohet në ”Ettihad Stadium”, duke filluar nga ora 17:30, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi i cityzens, Erling Haaland ka folur para kësaj përballje, duke e cilësuar si një finale.

“Është gjithmonë një ndeshje e bukur dhe është gjithmonë mirë, siç thashë, të luash kundër më të mirëve sepse kjo është diçka që dëshiron ta bësh. Është një ndeshje e madhe pa dyshim. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Është si një finale.”, tha Haaland për Sky Sports.

Pas 32 ndeshjeve, Arsenal kryeson tabelën e Premierligës me 70 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, e cila ka një ndeshje më pak./IndeksOnline/