Erling Haaland e ka bërë një rrëfim interesant pas ndeshjes ndaj Arsenalit duke e zbuluar një detaj personal që lidhet me jetën e tij jashtë fushe.
Sulmuesi i Manchester Cityt foli për përplasjet fizike gjatë ndeshjeve në Premierligës duke i përshkruar ato si shumë të ashpra, shkruan “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”.
“Është si mundje… shumë duele fizike.”
Më pas, ai e zbuloi edhe reagimin e partneres së tij, Isabel Haugseng Johansen.
“E dashura ime nuk është shumë e lumtur për këtë, sepse duket pak e çuditshme.”
Haaland iu referua sidomos dueleve të fortë në fushë, si ai me mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ku pati kontakte të ashpra dhe momente tensioni gjatë ndeshjes.
Megjithatë, norvegjezi theksoi se nuk do të simulojë kurrë për të përfituar nga situatat.
“Nuk do të bie kurrë kot në tokë për ta marrë një karton për kundërshtarin.”
Ai shtoi se kjo është një filozofi që e ka mësuar nga babai i tij, duke preferuar të qëndrojë në këmbë dhe të mos i ekzagjerojë kontaktet në fushë.
Pavarësisht kritikave apo momenteve të tensionit, Haaland vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të Manchester Cityt në garën për titull, duke treguar karakter të fortë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. /Gazeta Express
