Borussia Dortmund ka shënuar fitore me një përmbysje spektakolare ndaj Hoffenheim në Bundesliga.

Verdhezinjtë triumfuan 2:3 ndaj Hoffenheim në udhëtim, ndërsa ishin dukë përsuar 2:0, në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit gjerman.

Leon Avdullahu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 45-të me një gol spektakolar, shkruan Gazeta Express.

Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 54-të kur Lemperle realizoi.

Por, pasi kaluan një orë lojë, filloi rikthimi i madh i Dortmundit.

Fillimisht, Guirassy ngushtoi rezultatin në minutën e 61-të të takimit.

Pesë minuta më vonë, Silva shënoi për 2:2, pas asistimit nga Guirassy.

E krejt në fund në minutën e 86-të, Albian Hajdari në tentim për ta larguar topin, e dërgon atë në rrjetën e vet për 2:3.

https://twitter.com/RAMIRO91578354/status/2096256420807168122/video/1