Hamza ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetën tragjikisht në Austri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e tre punëtorëve të rinj nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident pune në Vjenë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Hamza u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, duke theksuar se në këto momente të rënda, ai dhe i gjithë populli ndodhen pranë tyre me mendje e me zemër.
