Hamza: Besonim me plot të drejtë në pafajësinë e udhëheqësve, por ndodhi padrejtësia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, do të jetë sonte i ftuar në emisionin “Pressing” në T7.

Duke komentuar aktgjykimin dënues ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hamza theksoi:

“Bazuar në realitetin që ka ndodhur në Kosovë dhe në përmbajtjen e aktakuzës, ne besonim me plot të drejtë se udhëheqësit tanë do të shpallen të pafajshëm. Ky ishte një besim i bazuar në faktet e zhvilluara në Kosovë.”

“Megjithatë, ka ndodhur padrejtësia. Ne jemi kundër padrejtësisë. Kemi një vendim të padrejtë, të pabazuar në fakte, prova dhe argumente. Është një vendim jashtë çdo standardi të drejtësisë,” shtoi ai.