Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.
Gjatë vizitës, Hamza uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e saj si ditë e solidaritetit dhe bashkimit mes njerëzve.
“Si zakonisht, në festa të tilla, ne vijmë për të uruar Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, mikun tim,” tha Hamza. “Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin t’u uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame këtë festë të solidaritetit, sakrificës dhe një ditë të veçantë që bashkon njerëzit, të cilët shkojnë për të uruar njëri-tjetrin. Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu duhet të mbetet edhe në të ardhmen. Është kënaqësi që gjendem këtu, dhe u uroj të gjitha familjeve në Kosovë shëndet, begati dhe mirëqenie.”
