Jon Harrison apelon politikanët: Bashkohuni si në vitin 1999
Ish-ushtari britanik Jon Harrison, i cili stërviti pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 dhe së fundmi mori shtetësinë kosovare, ka adresuar një mesazh të rëndësishëm për klasën politike të vendit.
Në një intervistë për portalin Politiko, Harrison u ka bërë thirrje zyrtarëve që të lënë mënjanë ndasitë dhe të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve, duke rikujtuar frymën e bashkimit që karakterizoi periudhën e luftës.
“Bashkohuni, siç u bashkuam në vitin 1999. Punoni për njerëzit,” citohet të ketë thënë ai.
Harrison theksoi se uniteti i shfaqur gjatë luftës ishte thelbësor për rezistencën dhe mbijetesën e popullit, duke shtuar se i njëjti përkushtim është i domosdoshëm edhe sot për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
