**Presidentja në Detyrë Haxhiu Takon Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa**
Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Takimi po zhvillohet në objektin e presidencës.
Më vonë, Costa do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ai gjithashtu do të takojë kryetarët e partive të tjera politike.
Turneu i tij do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.
