Reagim i fortë nga Thierry Henry mbi vendimet e gjyqtarëve në ndeshjet e fundit.

Legjenda franceze ka kritikuar ashpër mungesën e konsistencës, duke krahasuar kartonin e kuq të dhënë për Eric Garcia në ndeshjen e Barcelonës kundër Atletico Madridit, me një situatë të ngjashme ku Kusanov nuk u ndëshkua fare në ndeshjen e djeshme mes Cityt dhe Arsenalit, shkruan Indeksonline

Eric García Red Card, Atlético Madrid vs Barcelona 3-2, Champions League  Leg 2 2026

“Ne kërkojmë vetëm konsistencë. Jo favore, jo anësi… vetëm konsistencë,” u shpreh Henry.

Sipas tij, përjashtimi i Garcia ishte “shumë i ashpër” dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës, ndërsa mosdhënia e një vendimi të ngjashëm në një rast tjetër ngre pikëpyetje serioze.

“Nëse është faull, atëherë duhet të jetë faull gjithmonë. Nëse nuk është sot, atëherë nuk ishte as dje,” shtoi ai, duke theksuar se rregullat nuk mund të interpretohen ndryshe në varësi të ekipit apo momentit.

Henry përfundoi se Barcelona u dëmtua nga vendimi dhe se situata të tilla kanë ndikim shumë më të madh sesa mendohet në nivele të larta./Indeksonline/