Grupi i armatosur Hezbollah ka deklaruar se po e mban “gishtin në këmbëz” në rast të ndonjë “tradhtie apo mashtrimi” nga Izraeli gjatë armëpushimit që po vazhdon në Liban.
Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, grupi i mbështetur nga Irani përshkroi operacionet e tij gjatë konfliktit deri tani, duke thënë se ka kryer 2,184 operacione kundër Izraelit midis 2 marsit dhe 16 prillit.
Hezbollahu, i shpallur organizatë terroriste nga vende si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, nuk ka qenë pjesë e bisedimeve për armëpushim, pasi Izraeli ka negociuar me qeverinë e Libanit.
Duke reaguar ndaj lajmit për armëpushimin të enjten, Hezbollahu tha se “çdo armëpushim duhet të jetë gjithëpërfshirës në të gjithë territorin e Libanit dhe nuk duhet t’i lejojë armikut izraelit asnjë liri lëvizjeje”.
Izraeku ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm prej 10 ditësh, por kryeministri Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se trupat izraelite do të qëndrojnë në një “zonë sigurie” brenda territorit të Libanit gjatë kohëzgjatjes së armëpushimit.
