Holanda ka shkatërruar Suedinë në ndeshjen e dytë të grupit F.
Fitorja 5-1, vë “Tulipanët” një hap larg kualifikimit në fazën tjetër teksa tentojnë që të bëjnë më mirë se në Botërorin e kaluar.
Në ndeshje luajti edhe vëllau i Arbër Zenelit, Besforti i cili luajti ndeshjen e tij të parë në Botëror.
Golat u realizuan nga Brobbey dhe Gakpo me nga 2 gola secili si dhe Summerville, ndërsa të vetmin për Suedinë e shënoi Elanga.
Ndeshjen e radhës, Holanda do të përballet me Tunizinë ndërsa Suedia me Japoninë./IndeksOnline/
