Trajneri i Kombëtares Rumune, Mircea Lucescu, është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat gjatë një seance stërvitore. Incidenti ndodhi ndërsa skuadra po përgatitej për ndeshjen miqësore kundër Sllovakisë. Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Lucescu-t është stabilizuar dhe ai ndodhet aktualisht jashtë çdo rreziku për jetën. Ndeshja miqësore ndërmjet Rumanisë dhe Sllovakisë është planifikuar të zhvillohet të martën në orën 20:45.
