Irani ekzekutoi të shtunën dy burra, të cilët, sipas deklaratës së Teheranit, ishin dënuar për lidhje me një grup opozitar dhe për kryerjen e sulmeve të armatosura. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se grupi në fjalë është Organizata Muxhahedine Popullore e Iranit. Këto ekzekutime vijnë pas një sërë të tjerash të ngjashme, të kryera gjatë ditëve të fundit ndaj individëve me lidhje të tilla.
