Irani i përgjigjet Trumpit pas kërcënimeve: “Jepi fund kësaj loje të rrezikshme”

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se “lëvizjet e papërgjegjshme të presidentit amerikan Trump po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje”.

Ghalibaf shtoi, cituar nga BBC: “Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës”.

Më tej, Ghalibaf e akuzoi Trumpin se po ndjek urdhrat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se “e vetmja zgjidhje e vërtetë është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe dhënia fund e kësaj loje të rrezikshme”.