Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Ngushtica strategjike e Hormuzit nuk do të jetë më e aksesueshme për to, duke theksuar se vetëm vendet që plotësojnë kushtet e Teheranit do të lejohen të kalojnë anije përmes saj.
Këtë deklaratë e bëri Ebrahim Azizi, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, i cili në një postim në platformën X theksoi se Ngushtica, ndonëse do të jetë e hapur, nuk do të jetë për SHBA-në. Ai shtoi se ajo do të jetë e disponueshme vetëm për ata që respektojnë rregullat e reja të Iranit, pa specifikuar se cilat janë këto kushte.
Azizi citoi gjithashtu: “Trump arriti një ndryshim regjimi, por për Ngushticën.” Përfundimisht, ai theksoi se “47 vitet e mikpritjes kanë marrë fund përgjithmonë.”
Këto deklarata vijnë në kundërpërgjigje të njoftimit të Kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili kishte bërë të ditur më herët gjatë ditës se Britania do të presë nesër një samit me pjesëmarrjen e 35 vendeve, për të diskutuar strategjitë e rihapjes së Ngushticës.
