Ish-kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar sot se Kosova krenohet me personalitetet kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë, duke shprehur pritshmërinë që ata të kthehen në atdheun e tyre. Deklarata e tij vjen në prag të Marshit të Lirisë.

Mustafa theksoi se Kosova ndjen solidaritet me udhëheqësit e UÇK-së dhe kërkon drejtësi të paanshme për ta.

Në një mesazh të publikuar, Mustafa shkroi: “Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre, aty ku e kanë vendin.”