**Vetura e kërkuar nga Interpoli gjerman, sekuestrohet në Gjakovë**
Policia e Kosovës ka sekuestruar në Gjakovë një automjet që figuronte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman.
Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 17:25, në Gjakovë. Njësitë policore identifikuan dhe lokalizuan veturën me targa të huaja, e cila ishte regjistruar në sistemin e kërkimit ndërkombëtar të Interpolit në Gjermani.
Me autorizim të prokurorit kompetent, automjeti është sekuestruar përkohësisht, në funksion të procedurave të mëtejshme hetimore dhe verifikuese.
Rasti është klasifikuar si “Veturë në kërkim nga Interpoli dhe mashtrim”, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë veprimet procedurale lidhur me këtë çështje.
