Ushtria izraelite paralajmëron iranianët: Shmangni trenat dhe hekurudhat deri në orën 21:00
Ushtria e Izraelit, përmes një komunikate për media, ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët në Iran, duke i thirrur ata të shmangin përdorimin e trenave dhe qëndrimin në afërsi të linjave hekurudhore.
Kjo kërkesë vlen deri në orën 21:00 sipas orës lokale të Iranit.
Në njoftimin e lëshuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thuhet: “Paralajmërim urgjent për përdoruesit dhe pasagjerët e trenave në Iran. Të dashur qytetarë, për hir të sigurisë suaj, ju lutemi që nga ky moment deri në orën 21:00 sipas orës së Iranit, të përmbaheni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren në të gjithë Iranin. Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj.”
Njoftimi u shoqërua me një postim në platformën X (ish-Twitter) nga llogaria zyrtare e IDF Farsi.
