Sot luhen ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës për këtë sezon.
5 ndeshje do të zhvillohen, me disa nga tyre që do të vendosin dhe se kush do të luajë në barazh.
Më e rrezikuara është ajo që mban pozitën që çon në barazh, Llapi e cila i duhet të fitojë ndaj Ferizajit për të evituar këtë, Drenica që luan ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”, Gjilani ndaj Prishtinës së Re dhe Dukagjini ndaj Ballkanit duke e bërë më të rëndësishme këtë ditë të fundit të sezonit.
Drita, kujtojmë se është kampioni i këtij sezoni të Superligës ku e mbrojtën titullin për të dytin vit radhazi.
Ndeshje luhen të gjitha në orën 16:00./IndeksOnline.
