Jozefin Marku mbi videon e dhunës ndaj Edi Kuçit: “Jemi aktorë, ishte vetëm aktrim”
Jozefin Marku ka reaguar pas qarkullimit të një videoje ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj ish-konkurrentit të emisionit “Përputhen”, Edi Kuçit.
Marku thekson se kjo ngjarje, e filmuar në autostradën Tiranë-Durrës, ishte një “skenë aktrimi” dhe se, në të vërtetë, asgjë serioze nuk ka ndodhur.
“Asgjë nuk ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë,” u shpreh ai në një komunikim me mesazhe dërguar redaksisë së Top Channel Web.
Lidhur me njoftimet për lëshimin e një urdhër-arresti nga Prokuroria e Pejës, Marku i cilëson ato si “të rreme” dhe të pavërteta.
“Janë të rreme, nuk kam asnjë arsye të jem atje,” pretendon Marku.
