**Fibula Travel prezanton oferta pushimesh luksoze në Kemer, Turqi**
Kemer, një destinacion mesdhetar në Turqi, i njohur për ujërat e tij kristalta dhe peizazhin malor, po promovohet si zgjedhja ideale për pushime verore që kombinojnë relaksin, argëtimin dhe luksin. Agjencia turistike Fibula Travel ka lançuar një ofertë të veçantë për këtë verë, duke ftuar pushuesit të përjetojnë një eksperiencë unike mes detit të kaltër dhe maleve mahnitëse.
Ofertës ekskluzive i shtohet paketa për Seven Seas Hotel Life, e cila ofron një qëndrim prej 6 netësh/7 ditësh me shërbim Ultra All Inclusive, me çmime duke filluar nga 1,198 euro për person.
Në këtë paketë janë përfshirë fluturimi drejt Antalyas, transferta aeroport-hotel-aeroport, akomodimi në dhomat Standard Main Building, të gjitha vaktet dhe pijet sipas konceptit Ultra All Inclusive, si dhe asistenca e vazhdueshme nga stafi i Fibula Travel gjatë gjithë qëndrimit.
Resorti Seven Seas Hotel Life, ofron plazh privat, pishina moderne, ambiente të gjelbëruara, aktivitete argëtuese për të gjitha moshat dhe hapësira relaksi, duke e bërë atë zgjedhjen ideale si për familjet, ashtu edhe për çiftet që dëshirojnë pushime të klasit të parë.
Për më shumë detaje mbi këtë ofertë dhe për rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë agjencinë Fibula Travel.
