Jennifer Lopez ka shënuar nisjen e muajit të ditëlindjes së saj me një dhuratë të veçantë për fansat. Këngëtarja dhe aktorja prezantoi një pasqyrë ekskluzive “Bling Mirror”.

Sipas J.Lo, pasqyra është frymëzuar nga publikimet e saj më të reja, “Everything’s Fine (AM)” dhe “Everything’s Fine (PM)”, si dhe nga filozofia e saj e përditshme e kujdesit për lëkurën, transmeton Indeksonline.

Artistja ka kuruar gjithashtu rutinën e saj të preferuar të mëngjesit dhe mbrëmjes për kujdesin ndaj lëkurës, ndërsa bëri të ditur se të gjithë ata që blejnë paketën AM + PM Routine do të marrin falas edhe Bling Mirror, si një dhuratë me rastin e muajit të ditëlindjes së saj.

“Gëzuar 1 Korrikun! Për të festuar muajin e ditëlindjes sime, krijuam këtë Bling Mirror në edicion të limituar vetëm për ju”, shkroi Jennifer Lopez në postimin e saj në rrjetet sociale./Indeksonline/