Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi ka ndarë një dedikim të veçantë për nënën e saj me rastin e 63-vjetorit të lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi e ka cilësuar nënën e saj si “heroinën” e saj, duke vlerësuar përkushtimin dhe dashurinë e saj ndër vite, shkruan Indeksonline.

“Heroina ime❤️ Me rrite mua dhe vëllain, sot po rrit Emin dhe Ian. Nuk u lodhe kurrë, nuk u ankove kurrë. Vetëm përkushtim dhe dashuri! Të dua në pafundësi! Dhe të uroj pafundësinë në këtë 63 vjetor tëndin!”, shkruan Jonida Vokshi.

Dedikimi i saj ka në qendër rolin e nënës në familje dhe mirënjohjen për kujdesin që ajo vazhdon të tregojë edhe ndaj brezit të ri./Indeksonline/