Joshua Zirkzee drejt rikthimit në Serie A: Interes nga Juventus dhe Roma
Manchester United raportohet se ka vënë në dispozicion dy klubeve të Serie A, Juventusit dhe Romës, shërbimet e sulmuesit holandez Joshua Zirkzee. Ky veprim vjen pasi aventura e tij në “Old Trafford” duket se po i vjen fundi.
Sulmuesi 23-vjeçar ka hasur vështirësi që prej transferimit të tij nga Bologna në verën e vitit 2024, çka ka bërë që drejtuesit e Manchester United të mendojnë shitjen e tij këtë verë.
Vlera e tij në treg ka rënë nën 25 milionë euro, një shifër kjo e përballueshme si për Juventusin, ashtu edhe për Romën, duke e bërë kështu një rikthim në Serie A një opsion tepër real.
Sipas “Calciomercato.it”, Juventusi konsiderohet destinacioni më i mundshëm. Plani parashikon që marrëveshja të bëhet në formën e një huazimi me opsion ose detyrim blerjeje. Kjo do t’i mundësonte klubit torinez të ulte koston fillestare dhe njëkohësisht të vlerësonte nëse Zirkzee mund të rikthehet në formën që e shndërroi në një nga sulmuesit më premtues në Serie A gjatë periudhës së tij te Bologna.
Interesi i Romës mbetet ende më i paqartë, megjithatë, nevoja për përforcime në sulm – veçanërisht nëse transferimi i Mason Greenwood nuk realizohet – e bën Zirkzee-n një opsion tërheqës dhe ekonomik.
Duke qenë se ai e njeh mirë Serie A dhe ka lidhje të forta me agjentë në Itali, pritet që kjo situatë të zhvillohet shpejt gjatë merkatos së verës.
