**Kaçanik: I dyshuari për kanosje të vëllait dhe posedim marihuane, vihet në pranga**

Policia e Kosovës ka arrestuar paraditen e djeshme në Kaçanik një person, i dyshuar se ka kanosur vëllain e tij.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar e substancës narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.