Gjilan: Arrestohet 21-vjeçari, i dënuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar arrestimin e një 21-vjeçari me inicialet M.A., i cili ishte në kërkim me urdhër gjyqësor.

Sipas informacioneve nga policia, personi në fjalë kërkohej nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.