Pesë persona janë arrestuar në lidhje me një rast vjedhjeje të rëndë që kishte ndodhur ditë më pare në Gjilan, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, janë identifikuar dhe ndaluar nga autoritetet pasi dyshohet se kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari, ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./IndeksOnline
