Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Sipas burimeve mjekësore, gjendja e tyre është stabile dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e k këtij aksidenti, bëri të ditur Elezaj.
