Zjarre të mëdha kanë përfshirë pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman, ku katër vatra aktive po përhapen me shpejtësi. Sipas raportimeve të A2CNN, përhapja e flakëve favorizohet nga era e fortë që ka përfshirë zonën, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Shërbimet zjarrfikëse të Fierit janë prej orësh në terren, në një betejë të pandërprerë me zjarrin. Qëllimi kryesor është izolimi i vatrave dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve në sipërfaqet pyjore.