Skuadra e Hearts shënoi fitore 2:1 ndaj Dundee, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit skocez.

Golin e fitores për vendasit e shënoi një lojtar shqiptar, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Sabah Kerjota.

Kerjota shënoi një eurogol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ai bëri goditje me të majtën nga distanca dhe mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i parë në Skoci për lojtarin shqiptar./Indeksonline/