Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, i dyshuar për dhunë në familje
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Gëzim Berishës, drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Berisha ishte ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.
Ndërkohë, organet e Prokurorisë po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Prokuroria ka konfirmuar se prokurori i çështjes tashmë ka paraqitur kërkesën në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
