**Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari i zhdukur në Berat**
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Beratit, ku është gjetur i pajetë një 30-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh.
30-vjeçari, banues në lagjen “Çlirimi” të qytetit, kishte humbur kontaktet me familjen që prej 30 prillit. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i ati në polici.
Pas dëshmive të disa banorëve të zonës, të cilët kishin pohuar se kishin parë të riun të hidhej në lumin Osum, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit nisën një operacion përgjatë rrjedhës së tij.
Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet mesditën e sotme pranë fshatit Remanicë.
