**Lagjja Dardania e Prishtinës pa ujë deri nesër – KRU Prishtina sqaron arsyen**

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU Prishtina) ka njoftuar se lagjja “Dardania” në Prishtinë do të mbetet pa furnizim me ujë deri nesër.

Ndërprerja e ujit vjen si pasojë e një rrjedhjeje të madhe në sistemin e ujësjellësit dhe pamundësisë për të ndërhyrë menjëherë gjatë orëve të mbrëmjes.

KRU Prishtina ka bërë të ditur se “për shkak të një rrjedhjeje të madhe dhe pamundësisë për intervenim sonte, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri nesër kur do të bëhet ndërhyrja”. Punimet për rregullimin e defektit dhe rivendosjen e furnizimit pritet të nisin nesër në mëngjes. Zona e Dardanisë do të mbetet pa ujë gjatë gjithë natës.