Serioziteti i klubeve kosovare është në nivelin më të ulët, si asnjëherë më parë.

Skuadra e Feronikelit ’74, ka njoftuar largimin e trajnerit granit Begolli, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse Begolli arriti ta rikthej skuadrën nga Drenasi në Superligë, duke arritur të bëhet kampion i Ligës së parë, kjo duket se nuk mjaftoi për të bindur drejtuesit e Feronikelit ’74, për të vazhduar bashkëpunimin.

Njoftimi i plotë:

Duam te ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Granit Begolli.

Klubi ynë shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punën profesionale, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e stafit tonë teknik. Me seriozitetin, angazhimin dhe profesionalizmin e tij, Graniti ka lënë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin e klubit tonë.

E falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për FC Feronikeli 74 dhe i urojmë suksese të shumta në karrierën e tij të mëtejshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Me njerëz si Begolli nuk ka asnjëherë lamtumirë, por gjithmonë mirëupafshim./IndeksOnline/