Sot dy ekipet kombëtare të Kosovës në basketboll 3×3 zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe oraret e ndeshjeve që do të luhen në Prishtinë.
Te meshkujt, nga ora 17:00, në kuadër të grupit A, luan Kosova-Qipro, teksa në ora 19:10, Kosova ka përballë Irlandën.
Ndërkaq, te kategoria e femrave, në ora 19:15, në kuadër të grupit B, sot Kosova luan ndaj Irlandës.
