Inter Miami ka dyfishuar epërsinë ndaj Toronto FC, duke shënuar golin e dytë të takimit. Goli erdhi në minutën e 56-të dhe u realizua nga Luis Suarez, pas një asistimi të shkëlqyer nga Lionel Messi. Kjo dyshe, dikur protagoniste në Evropë, tregon sërish efikasitetin e saj, duke rikujtuar bashkëpunimin e vjetër. Me këtë gol, rezultati aktual është Toronto 0-2 Inter Miami.