Me 21 vota pro, 10 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar sot Buxheti i Komunës së Gjakovës 2027-2029.
Sipas njoftimit për media në mbledhjen e tetë të rregullt të Kuvendit të Komunës, nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit, Shefqet Shehu, miratimi i buxhetit ishte pika kryesore e rendit të ditës e gjithashtu edhe pika që ngjalli interesin më të madh për diskutim.
Për Buxhetin Komunal 2027-2029 ka folur edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili këtë e ka quajtur buxhet zhvillimor për Gjakovën dhe Gjakovën si shembull i mirë i rritjes së të hyrave, rritjes së investimeve kapitale dhe nivelit të lartë të shpenzueshmërisë.
Ndryshe, Buxheti Komunal për vitin 2027 është në total 43,715,897 Euro prej të cilave 13,200,645 janë Investime Kapitale, 1,600,053 Subvencione, 1,140,400 Shpenzime Komunale, 4.700.000 Mallra dhe Sherbime dhe 23,074,799 Paga dhe Mëditje.
