Kandidati për deputet Visar Korenica ka publikuar pjesën e katërt të një videoje ku, sipas tij, paraqitet lista e personave me lidhje familjare apo të afërta me elitën e Vetëvendosjes, të cilët janë punësuar në institucionet publike.
Ky publikim vjen në një kohë kur mijëra qytetarë vijojnë të përballen me papunësinë dhe mungesën e perspektivës afatgjate.
Korenica thekson se, ndërsa qytetarëve u ofrohen projekte punësimi të përkohshme, familjarët dhe të afërmit e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes sigurojnë vende të qëndrueshme pune brenda institucioneve shtetërore.
