Një tjetër lajm i madh vjen për futbollin kosovar. Erblin Osmani, vetëm 17-vjeçar, është ftuar nga trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, për t’u stërvitur me ekipin e parë të gjigantit gjerman.

Osmani, i cili po konsiderohet si një nga talentet premtuese të futbollit kosovar, tashmë ka bërë edhe debutimin me Kombëtaren e Kosovës, duke e bërë edhe më të veçantë këtë moment në karrierën e tij, raporton Dueli Sportiv.

Tani, talenti kosovar mund të jetë edhe në listën e lojtarëve të Bayern Munichut për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburgut.

Nga fanella e Kosovës te stërvitjet me kampionët gjermanë – Erblin Osmani po përjeton një ngjitje të jashtëzakonshme në moshën vetëm 17-vjeçare.