Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU “Prishtina”) ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit është aktualisht në gjendje të mirë.
Sipas njoftimit nga KRU-ja, liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin e tij maksimal të mbushjes.
Ndërkaq, liqenit të Badocit i nevojiten edhe 1.90 metra për të arritur kapacitetin e plotë të mbushjes.
Me këtë rast, KRU “Prishtina” ka bërë thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore.
