Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje dhe reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës dhe rreth saj.

Sipas njoftimit në Facebook, reduktimet vijnë si pasojë e një defekti në gypin me diametër Ø1200 mm në Shkabaj.

Si rezultat,sipas tyre,  do të ketë ndërprerje të furnizimit në Fushë Kosovë, Obiliq, si dhe në një pjesë të Prishtinës që furnizohet nga Shkabaj, përfshirë lagjen Kalabria.

Reduktimet pritet të zgjasin nga ora 11:00 deri në 17:00.

“Gjithashtu, ndikime në furnizim mund të ketë edhe në pjesë të tjera të Prishtinës. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, thotë KRU Prishtina.