Mohammad Ghalibaf, kryetar i Parlamentit dhe kryenegociator i Iranit, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje “të mëdha” të marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruar mes dy vendeve.
Ai thekson se SHBA-ja ka shkelur rregullat iraniane për kalimin në ngushticë, ka kërcënuar vazhdimisht me sulm ndaj Iranit dhe ka rivendosur sanksionet mbi naftën.
Ghalibaf përmend gjithashtu sulme të tjera në jug të Iranit dhe vijimin e “agresionit” nga Izraeli në jug të Libanit.
“Epoka e presionit të dhunshëm dhe zhvatjes ka marrë fund. Nuk çon askund. Ne nuk dorëzohemi,” deklaroi ai në një postim në platformën X.
