SHBA kualifikohet në fazën eliminatore të Kupës së Botës pas fitores ndaj Australisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kombëtarja e dytë që ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pas Meksikës.

Ekipi amerikan regjistroi fitoren e tij të dytë në turne, duke mposhtur mbrëmë kombëtaren e Australisë me rezultatin 2-0.

Epërsinë e parë për SHBA-në e shënoi Cameron Burgess me një autogol në minutën e 11-të. Fitoren e konfirmoi Alex Freeman, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 43-të.

Me dy fitore dhe gjithsej gjashtë pikë, SHBA siguron vendin e parë në Grupin D. Australia renditet e dyta me tre pikë, ndërsa Turqia dhe Paraguai kanë nga 0 pikë, por do të përballen me njëra-tjetrën mëngjesin e së shtunës.

Në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, Amerika do të luajë kundër Turqisë, ndërsa Australia do të përballet me Paraguain.