Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të kryeministrit Albin Kurti drejtuar mediave.
Deliu i ka bërë thirrje Kurtit që, nëse disponon prova, të bëjë publike emrat e atyre që pretendon se janë të lidhur me media, ose, sipas saj, “të ndalojë këtë lojë të ndytë”.
Ajo theksoi se nga buxheti i Kosovës janë financuar veprime apo subjekte që, sipas saj, shkelin historinë e vendit.
Këto deklarata Deliu i bëri përmes një postimi në Facebook, ku shkruante: “I financon nga buxheti i taksapaguesve ata që e shkelin mbi historinë tonë, pastaj del si akuzues pa asnjë provë. Ky është kulmi i hipokrizisë. Nëse ke guxim, nxirr emra! Ose ndalo me këtë lojë të ndytë.”
