Egli Tako mahnit me pamjen e nuses: “Kur të bëhem nuse, e dua kështu”
Këngëtarja dhe ish-banorja e ‘BBVA’, Egli Tako, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.
Ajo shpërndan thuajse çdo ditë momente nga përditshmëria e saj, duke mbajtur të informuar fansat për aktivitetet e saj.
Së fundmi, Egli ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur si nuse, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
“Kur të bëhem nuse, një pamje e dua kështu”, ka shkruar ajo krahas imazhit.
Burimi: IndeksOnline
