Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i është shmangur sërish pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën politike në vend. Ai u largua pa dhënë përgjigje nëse do të zhvillojë bisedime me partitë opozitare rreth formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.